Thonë se vajzat janë gjithmonë të babit dhe nuk e kanë gabim. Ka disa raste në showbizin tonë që e vërtetojnë këtë shprehje 100%. Raste pafund ka edhe në përditshmëri, por vetëm se këto publiket janë më të dukshme dhe i njohin të gjithë.
A mund të dalë dikush e të thotë se Keisi nuk është dhe aq e lidhur me të atin, Sabianin?
Do të ishte e pamundur ta pohonte dikush këtë. Marrëdhënia e tyre është aq e ngushtë sa nuk mund të përshkruhet me fjalë. Pasi Keisi të ketë hyrë fuqishëm në botën e muzikës, do të jetë edhe më shumë pranë të atit se do t`i bashkojnë koncertet.
Link: https://www.instagram.com/p/BXy5jGmF4SQ/?taken-by=sabiani_original
“Vajza e babit”, shkruan Flor Agalliu në postimet me të bijën dhe nuk ka faj. Mia kalon shumë kohë me të atin dhe ai është shoku i saj i ngushtë. Flori nuk përton asnjëherë të luajë me të.
https://www.instagram.com/p/BXap_FjlacS/?taken-by=florianagalliuLink: https://www.instagram.com/p/BXap_FjlacS/?taken-by=florianagalliu
Ashtu si Blendi Fevziu. Çfarëdo që Alis kërkon të bëjë, babi është aty. Për të luajtur në det, për të luajtur me top, e për t`i mësuar gjëra të reja. Instagrami i tij është i mbushur me fotot me të. Nuk mund ta themi me siguri diçka të tillë për vajzën e madhe Mishel, pasi si më e madhja, ajo duhet të ketë një marrëdhënie të ngushtë komunikimi me të ëmën për të folur për gjëra vajzash, ama e vogla është vajza e babit.
https://www.instagram.com/p/BXpXLZmHNIa/?hl=en&taken-by=blendifevziuLink: https://www.instagram.com/p/BXpXLZmHNIa/?hl=en&taken-by=blendifevziu
Eni Çobani është nënë vetë, por e konsideron veten ende vajzën e të atit, se e tillë është. Ai është ndarë nga jeta, por kjo s`do të thotë që ajo nuk ndihet ende e përkëdhelur nga ai. Shija e tyre ka mbetur po aty. E thotë në çdo postim për të.
https://www.instagram.com/p/BUqzfMnF1Az/?taken-by=enicobaniLink: https://www.instagram.com/p/BUqzfMnF1Az/?taken-by=enicobani
Rasti më tipik i një marrëdhënieje shumë të afërt babë e bijë është ai i Ardit Gjebreas me Annën. Ajo nuk i ndahet as në orarin e punës dhe Arditi e adhuron praninë e saj kudo e kurdo me vete.
https://www.instagram.com/p/BWsCYmfhR-G/?hl=en&taken-by=arditgjebreaLink: https://www.instagram.com/p/BWsCYmfhR-G/?hl=en&taken-by=arditgjebrea
Rozana Radi e ka humbur të atin e të ëmën, por e ka thënë disa herë që me Ferdinandin ishte më e lidhur. Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë ka treguar se e ka peng faktin që nuk qëndroi shumë kohë me të ëmën, pasi ishte totalisht vajza e babit.
https://www.instagram.com/p/BNwuYcGjkg2/?taken-by=rozana_radiLink: https://www.instagram.com/p/BNwuYcGjkg2/?taken-by=rozana_radi
Përgjithmonë vajza e babit!
Burimi i fotos së Enit: https://www.instagram.com/p/BSF_NkPFoDM/?taken-by=enicobani
Burimi i fotos së Florit: https://www.instagram.com/p/BOxqmHHgowF/?taken-by=florianagalliu
Burimi i fotos së Arditit: https://www.instagram.com/p/BWdJZiXhPWw/?hl=en&taken-by=arditgjebrea
Burimi i fotos së Blendit: https://www.instagram.com/p/BWNtlORnWw5/?hl=en&taken-by=blendifevziu
Burimi i fotos së Rozanës: https://www.instagram.com/p/BNwuYcGjkg2/?taken-by=rozana_radi