Mund të jeni të riskuar kudo nga këto sëmundje por ngaqë Shtetet e Bashkuara janë kaq shumë, kanë edhe ekosisteme të ndryshme, kështu që të udhëtuarit nga një rajon në tjetrin do t`ju duket sikur po ndryshoni tërësisht vendin. Edhe pse jeni në të njëjtin vend, jeni duke udhëtuar të pjesë të ndryshme.
Më poshtë është një listë me sëmundjet prej të cilave rrezikoheni, nëse keni vendosur të bëni disa ditë pushime në Amerikë.
Zika
Në Amerikë janë raportuar 200 raste me Zika vetëm në vitin 2017, pra deri tani. Kjo do të thotë se ky virus i mbartur nga mushkonjat jeton akoma dhe jo vetëm në zonat tropikale si Puerto Rico, por edhe në Amerikën Jugore si në Florida dhe në Teksas. Simptomat përfshijnë temperaturën, dhimbjen e kokës, ethet dhe dhimbje të përgjithshme. Virusi është veçanërisht i rrezikshëm për gratë shtatzëna dhe mund të lidhet me rastet e defekteve të lindura të mikrocefalisë te të sapolindurit.
Nuk ka ende nje vaksinë për virusin Zika, kështu që nëse keni ndërmend të udhëtoni në një nga zonat e mësipërme sigurohuni të mbroheni nga mushkonjat.
Sëmundja Lyme
Me aq shumë parqe kombëtare sa ka për të vizituar në Amerikë, udhëtarët duhet të kujdesen ndaj sëmundjes Lyme. E shkaktuar nga bakteri, sëmundja transmetohet te njerëzit më së shumti nga Ixodes scapularis.
Simptomat përfshijnë lodhje, temperaturë. Infeksioni mund të shkaktojë probleme në zemër dhe sistemin nervor. Mund ta parandalosh sëmundjen duke u lyer me ilaç të fortë kundër insekteve, të vendosësh dorashka, pantallona të gjata dhe ngjyra neutrale në rroba.
Salmonela
Kur jeni në shtëpi, me siguri merrni të gjitha masat për ta shmangur salmonelën. Mbani shtëpinë pastër, gatuani në vazhdimësi dhe i shmangeni gatimeve e brumërave të pagatuara mirë.
Kur udhëtoni ndodh ta ulni këtë nivel kujdesi në maksimumin e mundshëm, por nuk duhet të ndodhë. Kujtoni që jeni në kontakt me shumë njerëz dhe të ekspozuar ndaj baktereve. Nëse ka ndodhur jini vigjilentë ndaj shenjave që janë diarreja, të përzierat, ethe dhe dhimbjet e barkut. Për t`u mbrojtur, kujdesuni të sterilizoni duart dhe ta mbani një sy hapur.
Rocky Mountain Spotted Fever
Mos e lejoni emrin e sëmundjes që t`ju ngatërrojë. Ky është një infeksion bakterial i transmetuar nga pickimi dhe prek organet e brendshme duke shkaktuar dëme serioze në veshka dhe zemër. Simptomat mund të përfshijnë dhimbje koke, ethe, një skuqje në kyçe dhe këmbë.
Sëmundja mund të jetë vdekjeprurëse, kështu që sigurohuni të kujdeseni nga pickimet ndërkohë që kaloni kohë në zona pyjesh.
Hantavirus
Hantavirus është një sëmundje pulmonare. Ajo përhapet nga brejtësit dhe mund të jetë fatale. Sëmundja transmetohet te njeriu përmes ajrit, nga urina apo jashtëshqitja e brejtësve. Është e përhapur më se shumti në zonat rurale.
Gjithsesi në pushime apo shtëpi, është e rëndësishme ta shmangni kontaktin me brejtësit dhe kjo arrihet duke mbajtur shtëpinë të pastër. Simptomat ngatërrohen shpesh me gripin dhe ndaj njerëzit nuk ia vënë veshin.
Burimi i lajmit: https://www.smartertravel.com/2017/09/14/diseases-in-america/
Burimi i fotos: © Porapak Apichodilok https://www.pexels.com/photo/ball-shaped-blur-close-up-focus-346885/