Home ShowBiz Thashethemet thonë se djali i Inva Mulës u nda nga e dashura – Si qëndron e vërteta
Thashethemet thonë se djali i Inva Mulës u nda nga e dashura – Si qëndron e vërteta
0

Thashethemet thonë se djali i Inva Mulës u nda nga e dashura – Si qëndron e vërteta

0
0

Anthony dhe e dashura, donin apo nuk donin u bënë pjesë e lajmeve të portaleve. Mjaftuan disa ditë pushimesh në Shqipëri për të zënë titujt kryesorë të atyre ditëve. Së fundmi është vënë re se ai i ka fshirë të gjitha fotot me të dashurën dhe kjo po interpretohet si një ndarje. Në fakt e vështirë është të besohet se mund të ketë ndodhur diçka kaq papritur. E vërteta mund të qëndrojë tjetërkund.

anthony

Link: https://www.instagram.com/anthonytchako/

Për të gjithë ata që kanë qenë të vëmendshëm ndaj intervistave të fundit që Inva ka dhënë këto dy ditë, një te “Rudina” dhe një në “Wake Up” përgjigja është dhënë. I biri u shqetësua kur u përball me lajmet për pushimet e tij kur në fakt ato kishin përfunduar dhe ai ndodhej në Paris. Kishte telefonuar të ëmën për t`i thënë se çfarë gjëje të keqe kishte bërë që të gjithë po shkruanin për të, e madje për disa foto të vjetra.
Edhe Inva nga ana tjetër nuk ishte entuziaste për vëmendjen që portalet i kishtuan të birit dhe të dashurës. Ajo do të dëshironte që më shumë të shkruhej mbi artin që ajo bën, e që është i përmasave gjigande. Pikërisht një angazhim i tillë e ka rikthyer në Shqipëri. Ajo do të jetë regjisore dhe protagoniste e Operës “Peshkatarët e perlave”. Një vepër të cilën vite më parë e kanë interpretuar prindërit e saj dhe ish-vjehrri, Gaqo Çako.

https://www.youtube.com/watch?v=534GQaEAF7Q

Link: https://www.youtube.com/watch?v=534GQaEAF7Q

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BUogiCWgJbi/?taken-by=anthonytchako