Home Lifestyle A dëshiron të jetosh gjatë?
A dëshiron të jetosh gjatë?
0

A dëshiron të jetosh gjatë?

0
0

Jeto shëndetshëm, jeto gjatë
Nëse jeton shëndetshëm do jetosh dhe gjatë. Bërja e disa ndryshimeve në jetës tuaj mund t`ju zgjasë jetën. Ka katër sjellje që e rrezikojnë shëndetin dhe ato janë: duhanpirja, alkooli i tepruar, mosbërja e ushtrimeve dhe mosngrënia e frutave dhe perimeve.

Mos ha më shumë se ç`duhet
Nëse doni t`i afroheni 100 vjeçëve lini pak ushqim gjithmonë në fund të pjatës. Një studim i autorit Dan Buettner, që ka studiuar jetëgjatësinë rreth botës, zbuloi se japonezët e vjetër në moshë e linin ushqimin në momentin që ndiheshin 80% të ngopur.

Jini të zënë
Të pasurit e një jete seksuale të shëndetshme, dy ose tre herë në javë mund të të shtojë tre vite jetë. Mund të harxhoni kalori të konsiderueshme, sikur të kishit vrapuar për 30 minuta.

Fikeni televizorin
Qëndrimi për një kohë të gjatë përpara tij mund ta vendosë shëndetin në rrezik serioz. Një studim gjeti se njerëzit që qëndrojnë përpara tij për katër ose më shumë orë në ditë janë 46% më të predispozuar të vdesin nga çdo shkak sesa njerëzit që shikojnë më pak se dy orë në ditë.

Qëndroni larg diellit
Shmangia sa më shumë e diellit parandalon kancerin e lëkurës dhe ju bën të dukeni më të rinj për shkak se nuk krijon rrudha. Nuk është asnjëherë shpejt ose vonë për ta shmangur.

Të kesh nje rrjet të gjerë
Studimet kanë treguar se pasja e një rrjeti të gjerë miqsh e familjarësh ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Pini në mënyrë të moderuar
Në sasi të vogla alkooli është i shëndetshëm, por kur gratë kalojnë 2 ose më shumë gota dhe burrat 3 ose më shumë, atëherë këtu nis rreziku.

Hani fruta dhe perime
Frutat dhe perimet kanë vitamina dhe fibra që ulin rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe mund të luajnë rol edhe në uljen e riskut ndaj kancerit të gjirit.

Fokusohuni në fitness
Ushtrimet duhet të jenë ditore. Ushtrimet ndihmojnë zemrën, mendjen dhe metabolizmin për të funksionuar më mirë. Edhe ushtrimet e moderuara si për shembull ecja për 30 minuta në ditë është e nevojshme.

Mos tymosni
Është një ndër pikat kryesore. Asnjëherë nuk është vonë për të hequr dorë nga veset.

Burimi i lajmit: http://www.health.com/health/gallery/0,,20366671,00.html#don-t-smoke-6

Burimi i fotos: Tirachard Kumtanom https://www.pexels.com/photo/dawn-dusk-forest-grass-347134/