Home Lifestyle Mos u riktheni te ishi pa ia bërë vetes 4 pyetje
Mos u riktheni te ishi pa ia bërë vetes 4 pyetje
0

Mos u riktheni te ishi pa ia bërë vetes 4 pyetje

0
0

Pas ndarjes së një çifti zakonisht ka mall. Ndonjëherë të mundon edhe pyetja se ku çalonte marrëdhënia që përfundoi.
Rastet që kërkojnë rikthim variojnë nga ½-tat në 2/3-tat. Studimet kanë treguar se partnerët e rikthyer kanë tendenca për vetëvlerësim më të ulët. Në rastet e çifteve të martuar, të ndarë e rikthyer disa herë, lidhja ka tendencën të zvogëlojë cilësinë e saj pas çdo ndarjeje.
Nëse dëshiron të rikthehesh me një ish atëherë duhet t`iu përgjgjesh më parë këtyre pyetjeve:

1. Përse u ndatë?
Mund të jeni ndarë për shkak të një mosrakordimi sepse ti doje të punoje në një qytet tjetër nga ai ku jetoni, pra për çështjen e largësisë, por mund të jeni ndarë edhe për shkak të dhunës, apo abuzimit, mungesës së besnikërisë dhe kjo është tjetër gjë. Nëse jeni ndarë për këtë grupin e dytë të arsyeve atëherë ndoshta nuk do të ishte në interesin tuaj rikthimi. Konsiderojeni arsyen e ndarjes për të kuptuar a është i shëndetshëm rikthimi.

2. A jeni duke u rikthyer për arsyen e duhur?
Rikthimi për arsye jothelbësore, siç mund të jetë ndarja e shtëpisë me të, makinës, parave, punës apo të mirave materiale të tjera nuk do ta ndryshonte marrëdhënien. E njëjta gjë ndodh edhe nëse riktheheni sepse jeni i varur emocionalisht te partneri. Kjo nuk do ta përmirësojë situatën.
Nëse po riktheheni vetëm sepse s`doni të keni mbi supe përgjegjësi financiare, emocionale apo të çdo lloji tjetër, flisni me miqtë, familjen, komunitetin dhe profesionistët, të cilët mund t`ju ndihmojnë për të gjetur asetet për të qenë i pavarur.

3. Je totalisht i bindur që do ta bësh të funksionojë?
Rikthimi me një ish duhet bërë vetëm nëse jeni totalisht i bindur që do bëni ndryshimet e duhura për të përmirësuar marrëdhënien. Kjo përfshin edhe zbulimin dhe diskutimin e të gjitha arsyeve që e bënë marrëdhënien të mos funksiononte. Nëse mban “tulla” nga marrëdhënia e kaluar me shumë siguri do të ndërtoni të njëjtën “shtëpi”.

4. Eshtë partneri yt në të njëjtën anë?
Nëse ju i keni të gjitha energjitë dhe gjithë motivimin për ta rindërtuar marrëdhënien dhe partneri yt nuk është totalisht i dedikuar atëherë me shumë siguri nuk do të funksionojë. Kështu që diskutoni paraprakisht me të për ndjenjat, dëshirat për ta rindërtuar lidhjen më pas.

Burimi i lajmit: https://www.psychologytoday.com/blog/romantically-attached/201608/4-questions-you-need-ask-getting-back-together
Burimi i fotos: © freestocks.org https://www.pexels.com/photo/adult-couple-dock-fashion-349494/