Debati i Jul Dedës dhe Altin Bashës, regjisorit të “Portokallisë” nuk është harruar ende sepse Altini e ktheu përgjigjen vetëm sot. Pas gjithë kësaj ka ardhur një tjetër status për Altinin por këtë herë nga Rezart Veleshnja, aktori që luan rolin e Betim Spërdhimës.
“Sot mbush 10 vjeç në tv nr 1 në Shqipëri Top Channel! U rrita artistikisht në këtë shpi me prindër të mirë edhe të mençur! Një falenderim shkon për Altin (Bishën) që më bëri ky që jam! Ai që nuk harrohet është Ledjo Lako që ishte i pari që më shoqëroi në këtë skenë edhe më mësoi hapat e para! Flm të gjithëve që më mbështetët! Por mos harroni këtë javë në tv tuaj vjen ‘Portokalli’ më lart se kurrë më parë një super skenografi edhe numra surprizë pafund nga Flor Binaj, Ledjo Lako, Gazmend Paja, Marin Orhanasi etj, etj”, shkroi Rezi.
Fjalët e tij vijnë në një moment kur televizioni paska edhe festë. Me humor, por ndoshta edhe në kontekstin e situatës së krijuar mes Julit dhe Altinit, Rezarti e quajti “Bisha”, në vend të “Basha”.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BYx-okHBNE4/?taken-by=rezart.veleshnja