Home Lifestyle Vendosen rregulla të rrepta për përdorimin e dronëve
Vendosen rregulla të rrepta për përdorimin e dronëve
0

Vendosen rregulla të rrepta për përdorimin e dronëve

0
0

Gjithnjë e më shumë njerëzit në Gjermani po posedojnë një dron. Sa më shumë dronë në përdorim aq më të larta janë rreziqet. Kështu që në këto kushte kërkohen rregulla të qarta. Të gjitha rregullat do të zbatohen që nga 1 tetori 2017. “Rregullorja që sistemon funksionimin e mjeteve ajrore pa pilot”, parashikon ndalime në zonat e ndjeshme, kërkesën për etiketimin dhe kërkesat shtesë për përdoruesit. Kjo bëhet për të shmangur rrëzimet, aksidentet dhe ndërhyrjen në privatësinë e qytetarëve.
Të ashtuquajturit dronë të fluturimit janë të kontrolluar nga larg. Një dron mund të jetë një mjet fluturimi ose një sistem ajror pa pilot, sipas ligjit të trafikut ajror. Përcaktimi rezulton nga përdorimi. Nëse pajisja përdoret vetëm për qëllime private ose sportive në kohën të lirë atëherë quhet një mjet fluturimi. Në rastin e përdorimeve të tjera, veçanërisht për ato komerciale, atëherë pajisja është një sistem ajror pa pilot.

Rregullat janë këto:
Kërkesa për etiketim: Të gjitha mjetet e fluturimit dhe sistemet ajrore pa pilot me peshën më të madhe se 250 gram duhet të shënohen me pllakë. Për të identifikuar pronarin, duhet të shënohen emri dhe adresa .
Kërkesa për aprovim: Për mjetet e fluturimit pa pilot që peshojnë më shumë se 5 kilogramë, duhet kërkuar leje. Kjo jepet nga autoritetet shtetërore përgjegjëse. Një si lloj leje shoferi, nëse mund të quhet tamam kështu, është e nevojshme.
Dëshmi e njohurive: Për të marrë këtë “patent shoferi” përdoruesi duhet të japë provim në një organ kompetent dhe kjo mund të bëhet gjithashtu edhe përmes internetit. Mosha minimale është 16 vjeç dhe certifikata është e vlefshme për 10 vjet.
Ndalimi i veprimeve: Mjetet ajrore nën pesë kilogramë nuk duhet të jenë larg syve. Ka disa zona të ndjeshme si policia dhe operacionet e shpëtimit, rezervat e natyrës apo vendet ku grumbullohen shumë njerëz.
Rregullorja hyri në fuqi në 7 prill. Kurse rregullat në lidhje me detyrimin për të paraqitur dëshminë e njohurive do të zbatohen nga 1 tetori i vitit 2017.

Përjashtime të mundshme
Nëse këto kushte nuk plotësohen, atëherë drejtuesit nuk duhet të operojnë. Autoritetet mund të lejojnë fluturimet kur ato nuk përbëjnë ndonjë kërcënim për transportin ajror dhe sigurinë publike. Përdorimi i tyre udhëhiqet nga Luftverkehrsgesetz (LuftVG) dhe Luftverkehrsordnung (Rregullorja e Trafikut Ajror).

https://www.facebook.com/Bundesregierung/videos/1506806569411074/

Link: https://www.facebook.com/Bundesregierung/videos/1506806569411074/

Burimi i lajmit: https://www.bundesregierung.de/Content/DE/Artikel/2017/01/2017-01-18-drohnen-verordnung.html

Burimi i fotos: © Inmortal Producciones https://www.pexels.com/photo/drone-flying-against-blue-sky-336232/