1. Home
  2. ShowBiz
  3. Alketa Vejsiu sapo na përloti të gjithëve
Alketa Vejsiu sapo na përloti të gjithëve
0

Alketa Vejsiu sapo na përloti të gjithëve

0
0

Pas sulmit në Las Vegas që i mori jetën 58 personave dhe plagosi 500 të tjerë, Alketa ka shkruar disa fjalë. Ajo ka shprehur së pari trishtimin në lidhje me ngjarjen, pastaj ka rrëfyer frikën e saj kur gjendet në vende të mbipopulluara në kryeqytetet dhe kryeqendrat e botës.
Forca dhe dashuria për jetën e të bukurën do t`i rikthejë njerëzit sërish në këto vende ku ka pasur tragjedi. Kjo është ajo që realisht duhet bërë, sugjeron Alketa.

Dhimbje vërtetë e madhe.

Vegas! I will always remember you like this! Dhimbje e thelle dhe e ndjere per gjithcka te bukur qe botes po mundohen tja vrasin! Por forca duhet te ngrihet mbi friken, s'mund ti themi femijeve tane qe kane lindur ne nje epoke ku terorrizmi mund te beje kerdine me shume se sa lufta ne kohe te tjera… Ka uri dhe etje ne nje pjese te globit, ka femije qe vdesin sepse mjekesia sben dot asgje, ka katastrofa natyrore sepse ekosistemit i jane shkaterruar ekuilibrat; duket apokaliptike e gjitha por them qe perseri e vetmja gje qe mbetet eshte te perpiqemi te jemi njerez te mire ne te voglen tone dhe te shpresojme qe sdo ta kemi fatin qe duke vallezuar apo kenduar, krejt papritur nje mendje e erret, mund te na marre jeten… Po ta mendosh eshte ne fund te te gjithave, nje mendje e semure e perdorur per ideologji absurde qe vene ne jete mekanizmat e urrejtjes ne funksion te nje konspiracioni qe ne fund fare eshte Politik! Njerezimi ka njohur dhimbje te medha, dhimbje te lexuara ne libra e te pare ne filma… Lufterat kane mbjelle nder shekuj fatkeqesi dhe deshperim… Por kjo e epokes ne te cilen jetoj eshte po aq e rende! U zgjova sot me kete ndjesi pas lajmeve te Vegasit; ndjeva frike edhe kur u gjenda poshte Kulles Eiffel, cdo kamion me dukej si hija e nje ataku te mundshem! Demi me i madh qe ben i gjithe ky fenomen i cmendur cdonjerit nga ne eshte frika dhe liria per te jetuar… Por ata qe jane te guximshem dhe do kthehen serish ne Paris, Barcelone, Nice, Vegas… e kane dhene kontributin e tyre duke treguar qe Dashuria per jeten dhe te bukuren, e mund friken… Na mbetet te lutemi, dhe te shpresojme per nje Bote me te mire!😥 Muzika do vazhdoje… Show Must Go On!

A post shared by TV & EVENT DESIGN & PRODUCTION (@alketavejsiu) on

Link: https://www.instagram.com/p/BZxxMc3A5S_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BZwSjCQg7ny/?taken-by=alketavejsiu