“C’est la Vie” një titull mijëra ndijime.
Në hollin e Radio Televizonit Shqiptar u bënë homazhet për ndarjen nga jeta të kompozitorit të madh Aleksandër Lalo, një nga kompozitorët më të njohur shqiptar. Të pranishëm qenë miq, të afërm dhe personalitete të shquara shqiptare. Pas homazheve, trupi i pajetë i kompozitorit u përcoll për në banesën e fundit.
Lalo la përgjysmë një progam, i cili transmetonte zërin dhe figurën e tij, ndërsa ai vetë largohej nga kjo jetë.
C’est la Vie!
Dhe ajo vazhdon. Sipas burimeve të Arkiva News, kompozitori i ndjerë, edhe pse e vështirë, do të zëvendësohet. Për momentin nuk jepen të dhëna konkrete se kush do zërë vendin e tij, por shfaqja do vazhdojë. C’est la Vie!
Aleksandër Lalo ka marrë edhe titullin “Mjeshtër i Madh”.
Falë filmave të Kinostudios gjurmët e lena nga ai, qenë edhe më të thella e i kapërcyen kufijtë e kohës.
Kompozimet e tij:
-Tingujt e harresës (1996) (TV)
-Historiani dhe kameleoni (1989)
-Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
-Dy herë mat (1986)
-Fjalë pa fund (1986)
-Asgjë nuk harrohet (1985)
-Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
-Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
-Një vonesë e vogël (1982)
-Shi në plazh (1982)
-Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
-Thesari (1981)
-Gëzhoja e vjetër (1980)
-Nusja (1980)
-Vajzat me kordele të kuqe (1978)
-Tomka dhe shokët e tij (1977)
-Dimri i fundit (1976)
-Emblema e dikurshme (1976) (TV)
-Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
-Odiseja e tifozëve (1972)
-Të shoh në sy(1986)
-Një gjeneral kapet rob (1980)
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BbsN-uYl0yT/?taken-by=marina_vjollca