Home Lifestyle Njihuni me fshatin Zvicerian që ofron 70 mijë franga për banorët e rinj
Njihuni me fshatin Zvicerian që ofron 70 mijë franga për banorët e rinj
0

Njihuni me fshatin Zvicerian që ofron 70 mijë franga për banorët e rinj

0
0

Edhe pse ka shumë shtëpi pushimi në Albinen, fshat piktoresk, banorët e përhershëm, sidomos familjet e reja, po zgjedhin të largohen.

Tre familje kanë lënë fshatin vetëm në vitet e fundit, duke përfshirë tetë fëmijë, që do të thotë se shkolla e fshatit u detyrua të mbyllet.

Banorët e fshatit të vogël zviceran pranë Leukerbad në kantonin e Valais, do të votojnë më 30 nëntor mbi një politikë të re që do t’u ofronte para të huajve që janë të gatshëm të vijnë dhe të jetojnë në fshat, për të paktën një dekadë.

Banorët vendas kanë kërkuar që këshilli të bëjë diçka për të ndihmuar në ndaljen e largimit dhe për të siguruar të ardhmen e fshatit.

Dhe ky është plani i tyre: familjet ose individët nga vende të tjera që vendosin të blejnë ose ndërtojnë një shtëpi në Albinen do të kualifikoheshin, sipas kushteve të caktuara, për një grant prej 25,000 franga për të rriturit dhe 10,000 franga për fëmijët, sipas informatave të botuara në gazetën komunale.

Kjo do të thoshte 70,000 franga për një familje prej katër vetësh. Një shpërblim i vërtetë ndaj kostos së depozitës së hipotekës e cila zakonisht duhet të jetë së paku 20 % e vlerës së pronës.

 

Burimi i lajmit: http://www.20minuti.ch/svizzera/attualita/1174806/spopolato–il-villaggio-offre-25-000-franchi-ai-nuovi-abitanti