E ftuar në “Pop Culture”, Dasara Karaiskaj, me çiltërsinë që e karakterizon atë, i është përgjigjur një sërë pyetjesh.
E pyetur se çfarë qëndron pas Dasarës energjike dhe ku motivohet, ajo është shprehur: “Unë i mëshoj çështjes së lirisë. Njeriu është ajo që ndjen në të vërtetë, pavarësisht asaj që thotë. Kur ke lirinë të thuash atë që ndjen, atëherë besoj që jeton mirë”.
E ke provuar ndonjëherë të bëhesh bjonde?
“Kam vënë një herë një paruke dhe është një skandal i vërtetë, pavarësisht se sytë i kam jeshilë, nuk bëj”.
Na zbulo një sekret që ke mbajtur larg mediave “live” në emision. Më thuaj diçka që nuk e ke thënë kurrë më parë.
“Nuk më vjen ndërmend tani. Jemi “live” dhe më duhet kohë”.
A ndjehesh e realizuar në jetën tënde?
“Patjetër. Kam familje, fëmijë dhe besoj se kjo më ka bërë më tepër të ndjehem e realizuar. Pavarësisht që unë e kam bërë gjithmonë këtë punë kam qenë shumë romantike. Që të ndjehesh e realizuar për mua është fëmija, familja, ndjenjat e vërteta që njeriu ka brenda në shpirt dhe në zemër. Sigurisht që puna është jeta, por nuk ka lidhje me këto”, përgjigjet Dasara.
https://www.instagram.com/p/Bb4cuAlnTkN/?taken-by=dasarashow
Burimi i fotos në artikull: https://www.instagram.com/p/Bb4cuAlnTkN/?taken-by=dasarashow
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BaZl41pHcch/?taken-by=dasarashow