Home ShowBiz Olta dhe Stivi Boka tek Rudina, surpriza dhe rrëfime pa korniza
Olta dhe Stivi Boka tek Rudina, surpriza dhe rrëfime pa korniza
0

Olta dhe Stivi Boka tek Rudina, surpriza dhe rrëfime pa korniza

0
0

Të njëjtin mesazh duket sikur mbartin të gjithë prindërit. “Sado që ju të rriteni, në sytë tanë do mbeteni fëmijë”. Kjo është forma thuajse standarde që të paktën një herë në jetë e kanë dëgjuar të gjithë. Kësisoj e kanë filluar mësazhin e tyre edhe prindërit e Oltës dhe Stivi Bokës, të cilët kanë surprizuar fëmijët e tyre me një videomesazh, tek “Rudina” në TvKlan.

“Suprizat për ne, nuk kanë të mbaruar nga ju”, ka thënë mes të tjerash nëna e tyre, ndaj me siguri që prindërit kanë vendosur që këtë herë e papritura të vinte prej tyre, të cilët i uruan për projektet e tyre dhe për vazhdimësinë në karrierë.

Gjatë emisionit të Rudinës është folur gjatë edhe për mardhënien e mirë mes Oltës dhe Stivit, për këshillat e vazhdueshme dhe ndihmën që nuk ia kursejnë njëri-tjetrit. Po ashtu është prekur përciptazi një lidhje e përfolur mediatikisht e Oltës, për të cilën ajo ka preferuar të ruaj konfidencialitetin.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Djr08vTy_uc

Link: https://www.youtube.com/watch?v=fENnl87UWiU

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=Djr08vTy_uc