Home ShowBiz Publikohen momentet më të paharrueshme të dasmës së vitit
Publikohen momentet më të paharrueshme të dasmës së vitit
0

Publikohen momentet më të paharrueshme të dasmës së vitit

0
0

Dallgët e detit po vijnë më pranë, për të qenë dëshmitare të një dite që vjen vetëm një herë në jetë. Altari me dekor floreal mban gjithashtu mbi vete një vello të bardhë, simbol i fatit të mbarë. Dy zemra bashkohen sot në rrugën e jetës, dhe për ta legjitimuar këtë lidhje është i pranishëm vetë Kryetari i Bashkise së Tiranës Erjon Veliaj.

Sot bregu i kaltër është i juaji dhe sado i përballur me publikun, shikimi juaj, veprimet, hapat, tregojnë emocion të rrallë. Një “Po” e fortë në mikrofon dhe Marina e Getoari ngrenë rreth vetes një cermoni të cilësuar historike në analet e showbizit shqiptar. Ata u bënë një familje. Pozicionuar në qendër të vëmendjes si kurrë më parë, çifti zyrtarizoi lidhjen e tyre, në një atmosferë magjike, është pak për t’u thënë.

Një video fenomenale e ndërtuar plot art, publikuar së fundmi, ka përjetësuar momentet më emocionuese të dasmës së vitit. Mbetemi pa fjalë para madhështisë së pamjeve.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=WBkSbabePmA

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BZHUWXilLhO/?taken-by=marina_vjollca