Home ShowBiz Kë do të shpëtonte në një ishull të shkretë mes Altinit dhe Gentit? Befason me përgjigjen Jul Deda
Kë do të shpëtonte në një ishull të shkretë mes Altinit dhe Gentit? Befason me përgjigjen Jul Deda
0

Kë do të shpëtonte në një ishull të shkretë mes Altinit dhe Gentit? Befason me përgjigjen Jul Deda

0
0

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, të Rudina Dembacaj, moderatorja e vuri në siklet aktorin. Gjatë një loje Juli duhet të zgjidhte se kë do të shpëtonte në një ishull të shkretë mes Altinit dhe Gentit.

Raporti që ka Juljan Deda me Gentian Zenelajn dhe Altin Bashën tashmë dihen. Deda prej kohësh e ka prishur miqësinë e tij me Gentin për shkak se ky i fundit u largua nga “Apartamenti 2XL”.

Ndërsa me regjisorin Basha është përplasur shpesh kohët e fundit, pasi Juli e akuzon si shkaktarin kryesor të largimit të aktorëve.

Juli vendosi të shpëtonte Gentin. “Do marr Gentin sepse Altini mund t’ia dalë vetë aty ku është. Tani është bërë mbret atje, kurse Genti ka patur gjithnjë nevojë për ndihmë, kështu që do e shpëtoja”, është shprehur Juli.

Link: https://youtu.be/uq23tdMuIqk?t=3027

Burimi i fotos kryesore: © Ora News