Home Business / Technology Studimi: Varësia nga smartfonët, mund të ndikojë në neurokiminë e trurit
Studimi: Varësia nga smartfonët, mund të ndikojë në neurokiminë e trurit
0

Studimi: Varësia nga smartfonët, mund të ndikojë në neurokiminë e trurit

0
0

Shumë varësi nga smartphonët mund të ndikojnë në përbërjen kimike të trurit. Kjo u tha nga hulumtuesit në një studim pilot.

Hulumtuesit në Universitetin e Koresë në Seul mund të kenë gjetur një lidhje midis varësisë ndaj smartphonëve dhe neurokimisë së dëmtuar të trurit, raporton Psychology Today . Studimi përfshiu 19 individë të moshës 16 vjeç e lart,ndaj tyre studiuesit kanë drejtuar pyetje të standardizuara për të gjetur një ndërlidhje indirekte të varësisë së tyre nga smartfonët. Dhe dymbëdhjetë prej tyre shfaqën shenja varësie.

Nuk ka më një balancë kimike në tru

Me anë të një spektroskopi për rezonancë magnetike (SKK), studiuesit hetuar kushtet kimike në trurin e të rinjve. Në fokus qe kryesisht acidi γ-aminobutyric (GABA) dhe glutamate ishin (Glx). Me anë të elektrokardiogramës është ushtruar kontrolli i ndikimit të acidit GABA në aktivitetin vizual, motorik dhe funksioneve të ndryshme të trurit. Studiuesit gjetën një tepricë të GABA në trurin e të diagnostikuarve si të varur, krahasuar me sasinë e glutamate ose ndryshe (Glx). Sasia e madhe e kësaj substance ështe e lidhur me prirjen e subjekteve ndaj ankthit dhe depresionit. Të njëjtën gjë studiuesit e kanë vënë re në individët me të dhëna varësie nga smartfoni.
Në vijim të studimit, sjellja e dymbëdhjetë të cilësuarëve si të varur ndaj smartphonëve është marrë në shqyrtim të mëtejshëm. Nga ku është dalë në përfundimin se ekuilibrat mes këtyre dy substancave janë kompromentuar nga ndikime te jashtme.
Studimi do të paraqitet në takimin vjetor të Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut (RSNA). Për shkak të sasisë së vogël të të dhënave, rezultatet duhet të trajtohen me kujdes dhe nuk mund të përgjithësohen  përfundimet që do të nxirren.

 

Burimi i lajmit dhe fotos: https://m.heise.de/newsticker/meldung/Studie-Smartphone-Sucht-koennte-Einfluss-auf-die-Neurochemie-des-Gehirns-haben-3905287.html