Home Aktualitet Inaugurohen suitat e reja për Boing 777. Një luks i jashtzakonshëm
Inaugurohen suitat e reja për Boing 777. Një luks i jashtzakonshëm
0

Inaugurohen suitat e reja për Boing 777. Një luks i jashtzakonshëm

0
0

Do të jetë për në Bruksel flutirimi inaugurues i linjës ajrore Emirates, me Biongun e ri 777, me kanina inovative dhe suita luksoze. Në një spot zyrtar të publikuar ditën e djeshme nga gjigandi i aviacionit civil, shpaloset luksi në të cilin do të mund të fluturojnë pasagjerët e klasit të parë të kësaj kompanie.

Përgjatë klipit të realizuar ditën e fluturimit inaugurues, njëri nga oficerët e ekuipazhit, na njeh me novacionet e aplikuara në brendësi të avionit. Ai duket mjaft entuziast teksa paraqet për publikun suitat e reja të luksit, krejtësisht të mbyllura, nga dyshemeja në tavan. Me të vërtet mahnitëse paraqitja e tyre.

Frymëzuar nga Mercedes Benz C-Class, suitat mbyllin në brendësinë e tyre kondita dhe komoditete të një shumllojshmërie të jashtzakonshme, të njëjta me ato me të cilat shumkush mund të jetë mësuar në suitat luksoze ne toke.

Ulësja është më e gjerë se më parë dhe e mund të përshtatet edhe si një shtrat krejtësisht i sheshtë.

Një pozicion i jashtzakonshëm i sediljes në fjalë është i ashtuquajturi “Zero Gravity”, i dezajnuar nga NASA, për të dhënë konfort trupor në nivel maksimal.

Sa i takon pasagjerëve në rreshtat qendror, ka gjithashtu një të re spektakolare. Dritaret artificiale. Në to do të shfaqet për udhëtarët e luksit, e njëjta pamje që shihet në dritaret e zakonshme të avionit.

Të rejat nuk kanë të sosur edhe sa i takon Business Class-it. Duke filluar nga sediljet krejtësisht të tjetërsuara dhe të frymëzuara nga ato të makinave sportive. Çdo pasagjer ka në dispozicion një sistem audioviziv me shumllojshmëri zgjedhjesh në programacion, gjithashtu për secilin pasagjer ka një minibar të dedikuar.

Po ashtu edhe Economy Class, ka pësuar ndryshime të rëndësishme, duke filluar nga forma dhe ngjyra e ulëseve e deri tek sistemi audioviziv i argëtimit gjatë fluturimit.

Shumë mikpritës Bingu i ri, për ata që mund të kenë privilegjin ta provojnë.

https://www.facebook.com/Emirates/videos/1387396208036791/

Burimi i lajmit dhe fotos kryesore: https://www.facebook.com/Emirates/videos/1387396208036791/