Home Business / Technology Muzika me anë të floppy-diskut?! Ja se si do realizohet kolona zanore e një filmi aksion
Muzika me anë të floppy-diskut?! Ja se si do realizohet kolona zanore e një filmi aksion
0

Muzika me anë të floppy-diskut?! Ja se si do realizohet kolona zanore e një filmi aksion

0
0

Muzika me anë të floppy-diskut duket e çuditshme, por jo krejt e re si ide. Dikush mund ta ketë rastisur në panairet e shpikjeve të jokonvencionale Maker Fair në Angli. Tashmë këtë lloj muzike mund ta gjejmë edhe si kolonë zanore në një film fantastiko shkencor, apokaliptik me titull “Revolt”.

Kur protagonisti dhe krahu i tij i djathtë përndiqen gjatë një skene aksion  në filmin me titullin origjinal “Revolt” (“Machine Land – Mankind Down”) mund të dëgjojmë qartësaisht një rrangullimë ritmike, thuajse melodi mekanike, të gërshetuar nga tingujt e violinës elektrike.

Link: https://youtu.be/-wyqWM0j3Iw?t=34

Përdoruesit e orinatorëve të vjetër, me siguri që mund ta kujtojnë tingullin e veçantë të floppy-diskut, gjatë përpunimit të të dhënave. Amplifikimi dhe përpunimi digjital i këtyre tingujve, ka bërë të mundur ritmizimin dhe përshtatjen në skenat aksion të filmit.

Ideja është krejtësisht orgjinale dhe një hap i mëtejshëm në prurjet e muzikës elektronike. Artisti i cili qëndron pas kësaj risie quhet Bear McCreary. Ai është ftymëzuar nga tingujt e veçant që bënin kompjuterët, kur ai ishte i ri.

Link: https://youtu.be/MrX4F6n2fMw?t=140

Ndoshta McCreary do ta kishte ndihmuar një vizitë në Makers Faire për të parë një shpikje të jashtzakonshme të ngjashme me të tijën, të realizuar që në 2015-ën.

Link: https://youtu.be/W641eqW_ENs?t=63

Burimi i lajmit dhe fotos kryesore: https://m.heise.de/make/meldung/Floppy-Laufwerke-erzeugen-Soundtrack-fuer-Action-Film-3911129.html