0
0
Ditën e djeshme Stefi Prifti, u shpreh qejfmbetur në rrjetin social për emisionin e Rudina Magjistarit në Klan.
Shkak ishte tematika për “Këngën Magjike”, ose më saktë, panelistët që kishte ftuar moderatorja.
Në panel ishin pikërisht gazetarët Dasara Karaiskaj, Eni Shehu, Albina Gjergji, blogerja e modës Stela Sallaku si dhe këngëtarja Orgesa Zaimi. Fakti që vlerësimet për stonimet dhe elementë të tjerë muzikorë i dha Dasara, e mërziti Stefin i cili nuk arrinte të kuptonte se si këtu të gjithë marrin përsipër të komentojnë për gjithçka.
Por ka mjaftuar veç një koment i moderatores së dashur për publikun shqiptar që të reagojë vëllai i Stefit, Endri Prifti”.