Home ShowBiz “Renato Mekolli është i vetmi mashkull që…”. Flet moderatorja
“Renato Mekolli është i vetmi mashkull që…”. Flet moderatorja
0

“Renato Mekolli është i vetmi mashkull që…”. Flet moderatorja

0
0

E ftuar në “Pop Culture”, moderatorja e “Wake Up”, Oriela Nebiaj ka bërë një bisedë “mes vajzash” me Dojna Memën. Ish-zëdhënësja e PD ka dhënë detaje tepër pikante për jetën e saj. E padyshim më i rëndësishmi është për statusin e saj, për të cilin ajo tregon se është beqare, por në një situatë që po vlerëson kandidatët.
“Po vlerësoj kandidaturat”, tha Oriela, pasi Dojna e kapi “mat” teksa e citoi “Kam qenë për një kohë të gjatë singel…”.
Por pavarësisht të gjithave, Oriela konfirmoi se për momentin është beqare duke theksuar se nëse do ishte në një marrëdhënie ajo do të ishte publike për të gjithë.
“Të gjithë do ta dinë. Mua nuk më intereson e dinë, apo jo të tjerët”, shprehet ajo.
Gjithsesi, për të gjithë meshkujt e interesuar duhet të kenë parasysh se prioriteti i moderatores së “Wake Up”, siç e thotë edhe vetë ajo, është lumturia e saj.
Ndërkohë e pyetur për marrëdhënien e saj me Renato Mekollin, Ori u shpreh se janë miq shumë të mirë dhe partnerë pune.
“Renato është i vetmi mashkull që më ngre zërin në publik dhe unë ia mirëkuptoj”, është shprehur ajo duke treguar se e gjitha kjo ndodh vetëm ne raportet e punës.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=5EwnOFQ9MTs

Burimi i fotos kryesore: © Top Channel