Home ShowBiz 2 Ton, pak rëndësi ka Mercedes apo BMW…
2 Ton, pak rëndësi ka Mercedes apo BMW…
0

2 Ton, pak rëndësi ka Mercedes apo BMW…

0
0

Ata që e kanë një sens të spikatur vëzhgimi mund ta kuptojnë se disa tipa njerëzish janë thjesht më karizmatikë dhe argëtues se të tjerët. Janë shumë më të qetë dhe “cool” në gjithfarë situatash. Ka disa syresh, që mendojnë thjeshtë dhe po ashtu shprehin, janë të pakompleksuar dhe të sigurt në atë që bëjnë dhe thonë. Nëse ky lloj karakteri gërshetohet me kreativitetin artistik, produkti mund të jetë shpërthyes dhe i suksesshëm.
Të njëjtën ndjesi të krijon edhe klipi i fundit i 2Ton. Ritmi është fantastik dhe i punuar me profesionalizëm, shumë i përshtatshëm për një titull si “Mercedes BMW”.
Larg problemeve, larg shqetësimeve, kjo këngë largon këdo nga rutina dhe i përcjell njerëzit drejt dëfrimit dhe festës, përgjatë një rruge të drejtë, ku shpejtësia nuk ka kufij, ashtu si edhe volumi.
2 Ton, pak rëndësi ka Mercedes apo BMW, suksesi i projektit të ri qëndron tek soundi fenomenal.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=4BFb51Ym_m8