Trazirat e ndodhura gjatë ditës së djeshme në parlament dhe zgjedhja e prokurores së përgjithshme, konsiderohen si ngjarje të rëndësisë së veçantë. Këto zhvillime të rëndësishme për vendin, bënë që në Tv Klan mbrëmë spektakli i programuar “Dance with me” të mos zhvillohet, me qëllim që në atë orar të transmetohej emisionin “Opinion” i Blendi Fevziut, për të komentuar gjithçka ndodhi gjatë ditës së djeshme.
Këtë sqarim e ka bërë producentja dhe moderatorja Alketa Vejsiu në rrjetet sociale, duke thënë se nata finale do të ndiqet më 25 dhjetor, të hënën e ardhshme.
“Grand Finale te henen qe vjen dt 25 dhjetor!
Finalja e spektaklit @danceëithmealbania do te transmetohet ne 3 ore transmetimi fantastik te henen qe vjen; kjo per shkak te ngjarjeve te aktualitetit te dites se sotme qe do te pasqyrohen ne nje episod special te @opinion ne @rtvklan.
Faleminderit per mirkuptimin!
Po prisja me padurim takimin e rradhes me ju!”, shkruan Vejsiu.
https://www.instagram.com/p/Bc2q7h-gXV9/?taken-by=alketavejsiu
Link: https://www.instagram.com/p/Bc2q7h-gXV9/?taken-by=alketavejsiu