Ngjarja më e madhe dhe unike muzikore e muzikës së lehtë shqiptare, Festivali i 56-të i Këngës, nis nesër. Lajmin e bën të ditur zv.drejtori i RTSH, Martin Leka.
Këtë vit, festivali do moderohet nga Adi Krasta i cili është në përgatitjet e tij të fundit për të finalizuar gjithçka me sukses.
“Ne Pallatin e Kongreseve me regjisorin e dashur Pali Kuke për t’i dhënë formën përfundimtare një shfaqjeje sa komplekse aq edhe të bukur”, shkruan Krasta i cili shfaqet ndryshe nga sa e kemi parë më herët në këtë foto.
Krasta ka lënë mjekër por ende nuk dihet nëse do dalë kështu në prezantimin e festivalit.
Sakaq, ja çfarë shkruan Martin Leka lidhur me ditën e nesërme:
“Tradita e mbi gjysem shekulli, shtuar arritjet dhe inovacionin ne muzike dhe spektakel nder vite, e bejne kete event gjithnje e me interesant!
Ky Festival garanton nuzike te mire, spektakel dhe sigurisht, shume shije!
E di qe do kete kritika, sepse muzika dhe spektakli, arti ne pergjithesi, eshte ceshtje shijesh e preferencash individuale! Ne cilin event apo spektakelmuzikor nuk pati kritika?!…
Te jeni te sigurte qe do ti mirepresim me dashamiresi. Dhe e dini pse? Qe vitin tjeter te bejme Festivalin e 57-te me te mire se te 56-in?
Sukese te gjitheseve!”
Link: https://www.facebook.com/Adi-Krasta-1796202063980892/
Link: https://www.facebook.com/martin.leka.35
Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/1796202063980892/photos/a.1796203410647424.1073741825.1796202063980892/1910983242502773/?type=3&theater