Home ShowBiz Manjola e zhgënjyer: Në festival, çmimin e parë e mori një këngë e bukur, por fitorja nuk qe…
Manjola e zhgënjyer: Në festival, çmimin e parë e mori një këngë e bukur, por fitorja nuk qe…
0

Manjola e zhgënjyer: Në festival, çmimin e parë e mori një këngë e bukur, por fitorja nuk qe…

0
0

Manjola Nallbani është një divë e skenës, me një karrierë ekzemplare dhe me plot çmime të fituara ndër vite. Ajo mori pjesë në Festivalin e 56 në RTSH me këngën “I njëjti qiell”. Një krijim i Elgit Dodës me vargje të Rozana Radit, ishte një nga këngët pretendente të këtij festivali, por që nuk u rendit as në top treshe. Pas tre ditësh vjen edhe reagimi i parë i Manjola Nallbanit, e cila ndonëse e vlerëson si këngëtar Eugent Bushpepën dhe këngën e tij “Mall”, thotë se fitorja e tij nuk ishte një surprizë për të.

Statusin i plotë i Manjolës:

“Arsyeja kryesore pse po shkruaj pas festivalit është të falenderoj me gjithë shpirt publikun që më dha aq dashuri dhe mbështetje, duke qenë e vetmja këngë që u kthye në të 2 netët e konkurrimit. Një kënaqësi bashkëpunimi me talentin Elgit Doda, që krijoi muzikën dhe Rozana Radin për ato vargje aq të bukura që i këndova e i ndjeva në çdo gërmë!”

“Talent si gjithmonë Enada At’Nikolla në realizimin e veshjes. Falenderoj me shpirt secilin nga ju miqtë e mi për vlerësimin, mbështetjen dhe urimet që me keni bërë kudo dhe pse pjesa më e madhe e mbështetësve të mi, nuk janë moshë dhe kategori që të kalojnë ditën duke bërë “like” e komente në rrjete sociale!”

“Fundja ky është qëllimi i gjithë karrierës sime, që t’ju jap emocione të bukura përmes zërit dhe shpirtit tim. Nuk kam asgjë me fituesin, sepse Eugenti është këngëtar shumë i mirë e kënga ishte e bukur po një gje nuk kuptova: po kaq këngëtarë e këngë shumë të mira ishin dhe të Elton Deda, Mariza Ikonomi, Redon Makashi e ndonjë tjetër dhe sigurisht kënga ime “I njëjti qiell” po për asnjë nga këto nuk kisha dëgjuar që do ishin fitues që para 20 ditësh si për fituesin aktual, megjithëse këngë fituese apo jo,kuptohet vetëm në momentin kur këngëtari këndon “live” në skenë”.

Këtë shqetësim e kam ndarë me këdo që kam folur e takuar shumë ditë para festivalit! Ndoshta rikthimi im ishte i nxituar derisa as këtë vit, nuk pata asnjë surprizë kur u tha çmimi i parë, siç ndodhte dikur. Megjithatë reagimi dhe dashuria juaj janë arsyeja e vetme që më bënë të mos pendohem deri në fund që i’u riktheva festivalit! Sa për jurinë, unë akoma sot nuk di e sata u rendita në këtë festival! Kaq e kisha detyrim për veten time ta shkruaja! Ju uroj festat e qofshi të lumtur bashkë me njerëzit tuaj të dashur”.

2017-12-27 09_18_26-Manjola Nallbani - Home

Link: https://www.facebook.com/manjola.nallbani.9/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/manjola.nallbani.9/photos/a.782855301860690.1073741826.782855208527366/1068520529960831/?type=1&theater