Home ShowBiz Beso! Erdhi bashkpunimi i fundit i West Side Family me Dr. Florin
Beso! Erdhi bashkpunimi i fundit i West Side Family me Dr. Florin
0

Beso! Erdhi bashkpunimi i fundit i West Side Family me Dr. Florin

0
0

Fillon me heshtje, pllakos qetësia për thuasjse 30 sekonda dhe, ndërsa përpiqesh të sistemosh volumin befas dëgjon një zë që ka vite që nuk dëgjohet më.

Ai jep një mesazh të ngjizur me shpresë, një këshillë në urdhërore. Beso!

Si fjalë e përsëritur në mënyrë të herpashershme në një letër të bardhë, që simbolikisht e merr era jashtë dritares, siç morri heshtja për gjithnjë zërin e të ndjerit Dr. Flori.

Ky është bashpunimi i ri mes anëtarëve të West Side Family. Të tre janë kthyer për të zgjuar me artin e tyre shpresën e atij brezi ëndërrues, që u la fatkeqësisht mënjanë, për ti bërë vend brezit të adoleshentëve të angazhuar politikisht, të celularëve, selfie-ve dhe dukjes sipërfaqësore, aparencës së eksagjeruar pa sens.

Projekti i ri artistik i West Side Family, është shumë më i thellë, shumë më i pjekur dhe menduar mirë. Tashmë kemi profile të burrëruara të të dy pjestarëve të WSF, Landit dhe Mirit.

Poetikisht njëri prej tyre rend e rend në zgrip të humnerës, ndërsa tjetri bën penën të shkasë në zgrip të fletës plot vargje.

Vijnë sakaq reminishencat e një fëmijërie të cilës nuk iu la asnjë shteg tjetër veç rritjes së parakohshme. Rekuiem për fëmijët që ndjekin ëndrrat dukë rrezikuar edhe jetën, në këtë qytet, të futur në kllapa burokratësh, për ne kujdeset vetëm Ai lart.

Simbolikisht në panoramën e gjerë, ajo “Tirona në zemrat tona” është pushtuar nga engjëj. Të vetmit që kujdesen pa fjalë për fatet tona.

Beso! Se Dr. Flori dhe West Side Family, kanë lënë një gjurmë të thellë në vetëdijen e këtij qyteti dhe të qytetarëve që e duan. Dhe në mos një herë, herën tjetër zjarri që rrefuzoi të ndizej për shumë kohë, do ngrohë si më parë.

Në emër të muzikës, poezisë dhe të drejtës për një jetë më të bukur. Beso!

Video e foto: https://www.youtube.com/watch?v=iXOvHA5ApV8