Home ShowBiz Elvis Pupa me gruan ka një problem, që është standard për shumë burra
Elvis Pupa me gruan ka një problem, që është standard për shumë burra
0

Elvis Pupa me gruan ka një problem, që është standard për shumë burra

0
0

Elvis Pupa, komediani i njohur, nuk publikon thjesht foto në Instagram. Ai çdo postim e shoqëron me një batutë. Edhe kësaj radhe teksa shfaqet me bashkëshorten e tij, Belinën në Frankfurt, Visi shkruan bashkangjitur fotos së tyre diçka vërtet komike. Të gjithë meshkujt besoj e kuptojnë këtë problem që e kanë shumica e vajzave. Për të publikuar një foto në rrjetet sociale, një vajzë duhet të bëjë minimalisht 50 shkrepje. Edhe gruaja e aktorit duket se bën pjesë në këtë grup vajzash, pasi Visi shkruan se edhe në temperatura -8 gradë, ajo sërish thotë që nuk është mirë fotoja. Dhe arsyeja do ju bëjë të shkriheni së qeshuri. “Temperatura -8 gradë. Për pak sa nuk na ngriu Personaliteti. Pasi bëmë 45 shkrepje për këtë foton më thotë gruaja:- Te lutem, edhe një tjetër se nuk më ka dalë mirë qerpiku i parafundit i syut të majtë”,- shkruan Visi.

https://www.instagram.com/p/BdD7p0ClqYI/?taken-by=elvispupa

Link: https://www.instagram.com/p/BdD7p0ClqYI/?taken-by=elvispupa

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BbxGdbmFo0m/?taken-by=elvispupa