Home ShowBiz Befason moderatorja, mes spektaklit dhe të dashurit ja kë do zgjidhja
Befason moderatorja, mes spektaklit dhe të dashurit ja kë do zgjidhja
0

Befason moderatorja, mes spektaklit dhe të dashurit ja kë do zgjidhja

0
0

Nevina Shtylla është relativisht e re në botën e spektaklit, por ambicja e saj duket se është e madhe, duke qenë se edhe publiku e ka mirpritur. Ajo ka qenë një ndër moderatoret që udhëhoqën  ‘Kënga Magjike’, në krah të Ardit Gjebreas.

Rudina Dembacaj e ka ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ ku e ka vënë mes zgjedhjes për të dashurin, emisionet apo spektaklet me Arditin.

“Spektaklet me Ardit Gjebrean. I dashuri e pranon zgjedhjen time. Nëse do më vinte para zgjedhjes, mua apo spektaklet, spektaklet. Nuk do ishte njeriu i duhur për mua nëse do më detyronte të bëja një zgjedhje të tillë,” – tregoi Nevina.

Dihet se ka qenë prezantuese e një emisioni teknologjie, ndërsa me largimin e Floriana Garos mori në drejtim emisionin ‘Jo Vetëm Modë’, i cili po rezulton një sukses për të.

Link: https://youtu.be/pUTr3VNA0YM?t=2980

Burimi i fotos kryesore: ©Ora News