0
0
Ata vitin e shkuar vendosën që të largohen nga Shqipëria për t’u transferuar në një kontinent tjetër.
Vesa Luma dhe Big Basta vendosën ta ndërtojnë jetën e tyre në Zelandën e Re. Me largimin e tyre nga Shqipëria nëpër media qarkulluan shumë thashetheme, lidhur me punën që ata janë duke bërë atje.
Por disa foto të postuara ditën e sotme nga Vesa Luma në rrjetet sociale, kanë shuar çdo dyshim për profesionin e dy këngëtarëve të njohur.
Ata ende vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre. Në fotot e postuara ata shfaqen duke regjistruar një këngë, e cila me shumë mundësi do të dalë shumë shpejt.
Link: https://www.instagram.com/vesaluma/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BdYmmcklHhS/?taken-by=bigbastaofficial