Home Aktualitet Ky eksperimet do t’iu bëjë ta shihni cigaren me “sy tjetër”
Ky eksperimet do t’iu bëjë ta shihni cigaren me “sy tjetër”
0

Ky eksperimet do t’iu bëjë ta shihni cigaren me “sy tjetër”

0
0

Lutemi t’i kushtoni dy minuta kohë kësaj videoje të një eksperimenti mbi dëmet e duhanpirjes, e cila është bërë virale tashmë.

Me anë të një ene qelqi transparent, të mbushur pjesërisht me topa pambuku, është bërë e mundur të demostrohet se çfarë ndodh me organizmin tonë gjatë duhanpirjes.

Në eksperimentin në fjalë, është përdorur një pompë e cila e thith tymin e cigares brenda në enën e qelqit me anë të disa tubave plastikë. Në fund, pas tymosjes së plot 30 paketave me 600 cigare, këta tuba bashkë me enën janë krejtësisht të zinj. Po ashtu edhe pambuku në enë ka marrë një nuancë kafe, sakaq që tubat “rruget respiratore dhe venat tona”, janë bllokuar thuajse totalisht nga bloza e katranit të gjeneruar nga duhani.

30 paketa pihen mesatarisht në një muaj, nga një duhanpirës mesatar. Kujtojmë se industria e duhanit është ndër industritë më të fuqishme në planet. Sa shumë e duam veten ne njerëzit!

https://www.facebook.com/saptarshi.manna.3/videos/1503651363034000/

Video&Foto: https://www.facebook.com/saptarshi.manna.3/videos/1503651363034000/