Këngëtarja pak kohë më parë është bërë pjesë e prodhimit kinematografik “Ti mund të më quash Xhon”, në rolin e mamasë së protagonistes që luhet nga moderatorja Nevina Shtylla.
Ky produksion ka nisur të transmetohet në mbrëmjeve në mesnatë në TVSH. Por kjo fashë orari duket se e ka irrituar Dilon, pasi përmes një statusi në Instagram ajo ka shprehur indinjatë për këtë çështje:
“Këtu e tre ditë më mundon një pyetje!! Pse seriali “Ti mund të më quash XHON” transmetohet në 12 të natës! Nje premierë në 12 të natës…për kë transmetohet?
Mos ndoshta kanë filluar të shohin seriale lakuriqët e natës…!!!???”,-përfundon këngëtarja në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/p/BdkU7UyFwGB/?taken-by=rovenadilo
Link: https://www.instagram.com/p/BdkU7UyFwGB/?taken-by=rovenadilo