Dje ata kanë paralajmëruar rikthimin e tyre në humor me një video epike.
Bes Kallaku dhe Erion Isai prej disa kohësh janë tërhequr nga skena e “Portokalli”-së në të cilën performuan për vite me radhë. Këtë largim ata e lidhën me hedhjen në treg të një projekti të ri që ekranet shqiptare nuk e kanë njohur më parë.
Para disa kohësh dyshen e njohur e pamë edhe në rolin e prezantuesve në “Kënga Magjike”. Bes Kallaku ka dalë të shesë këpucë, që me shumë mundësi janë të Xhensilës, ndërkohë që Erioni është blerësi.
Besi i shpjegon çmimet dhe Erioni e pyet: “Vetëm kaq keni?” Në këtë moment, Besi fillon të bërtasë “Edi Rama” disa herë dhe një palë këpucë i fluturojnë mbi kokë.
“O vëlla a ke magazinën në kat të dytë”, i thotë Erioni.
“Jo ka shtëpinë Monika Kryemadhi”, ia kthen Besi.
https://www.instagram.com/p/Bdk1CnHBiEZ/?taken-by=bes_kallaku
Link: https://www.instagram.com/p/Bdk1CnHBiEZ/?taken-by=bes_kallaku
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bdkg4cSBpDA/?taken-by=bes_kallaku