0
0
Loja ndonjëherë të detyron të fshehësh e ndonjëherë të rrëfeshë. Për hir të pikëve ose jo, disa “të vërteta”, ndodh tëdalin në sipërfaqe në formë pohimi.
E ftuar në “Shiko kush luan”, Ilda Bejleri u bë pjesë e një loje ku duhet t’i përgjigjet pyetjeve në të kundërt duhet të pijë një gotë me alkool. Ildës iu kërkua të rendiste moderatoret e Digitalb nga më e mira tek më e keqja dhe ajo zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes.
Të parën, Ilda vendosi veten, të dytën Vilma Mashën, të tretën Bora Zemanin, të katërtën Sidorelën dhe në fund si më të keqen Jonida Vokshin. Moderatorja u justifikua se ka vlerësuar më shumë moderatoret sportive meqë është edhe vetë.
Link: https://youtu.be/pKe33agWXc0?t=5182
Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel