Home ShowBiz 4 ditë plot agoni që Egla Harxhin të sillte në jetë Luxiferin
4 ditë plot agoni që Egla Harxhin të sillte në jetë Luxiferin
0

4 ditë plot agoni që Egla Harxhin të sillte në jetë Luxiferin

0
0

 Ish-missi shqiptar ka qenë në qendër të vëmendjes për lidhjen e saj poligame me fotografin e  famshëm Jarl Aleksandër Ale De Bassille dhe një vajzë tjetër, Alesia.

Më datë 6 janar Egla Harxhi u bë nënë për herë të parë e një djali.

Pak ditë më parë ata janë bërë prindër të një djali të quajtur Luxifer, një emër ky i cili është kritikuar shumë në media. Në një lidhje telefonike me “Top Albania Radio”, Egla ka sqaruar kuptimin e emrit të të birit si dhe vështirësitë me të cilat është përballur gjatë lindjes.

Ajo është shprehur se emri Luxifer (lyksifer) nuk është një emër francez por latin. Nga latinishtja ‘lux’ do të thotë dritë ndërsa ‘fer’ mbajtës, pra mbajtësi i dritës.

Gjithashtu ajo na ka treguar se procesi i saj i lindjes pati vështirësi të shumta dhe për këtë fakt zgjati rreth 4 ditë. Egla ka shtuar se 3 ditët e para, Francën e goditi një stuhi e fortë ndërsa në ditën e 4-t kur lindi Luxifer, dolën rrezet e para të diellit. Këtë gjë ajo e ka konsideruar si një ogur të mirë për foshnjen e porsalindur.

https://www.instagram.com/p/BdoAnu9ni29/?taken-by=eglaharxhi

Link: https://www.instagram.com/p/BdoAnu9ni29/?taken-by=eglaharxhi

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BT40URwB4pD/?taken-by=eglaharxhi