Home ShowBiz “H&M” racizëm në marketing! Rovena bojkoton markën
“H&M” racizëm në marketing! Rovena bojkoton markën
0

“H&M” racizëm në marketing! Rovena bojkoton markën

0
0

Fuashata e fundit publicitare e publikuar nga “H&M” ka qenë arsyeja pse produktet e kësaj kompanie janë bojkotuar nga shumë personazhe të njohur botërisht.

“Majmuni më i mirë në xhungël” ishin fjalët e shkruara në bluzën e një fëmije me ngjyrë. Ky ishte edhe imazhi i cili irritoi një numër të madh personalitetesh.

The Weekend, më pas Jessie Williams e shumë personazhe të tjerë, bojkotuan bashkëpunimin me H&M.

Edhe Vip-at shqiptar kanë reaguar kundër këtij veprimi.

E kemi fjalën për Rovena Stefën.

“Shumë turp për H&M për reklamat e reja plot racizëm! “Unë i bojkotoj që sot e tutje! Kurrë nuk do blej më atje!”, shkruan këngëtarja.

WhatsApp_Image_2018-01-11_at_11.43.09

Link: https://www.instagram.com/rovenastefa/

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan