Home ShowBiz Moderatorja flet për emisionin e ri: “Cilët personazhe do bëjnë operacione plastike”
Moderatorja flet për emisionin e ri: “Cilët personazhe do bëjnë operacione plastike”
0

Moderatorja flet për emisionin e ri: “Cilët personazhe do bëjnë operacione plastike”

0
0

Moderatorja Kiara Tito ka folur edhe për emisionin e ri që ajo do të moderojë së shpejti në Tv Klan. Ajo ka qenë e ftuara e sotme në emisionin “Kush vjen për drekë” në televizionin “Klan” dhe krahas gatimit, që është dhe në fokus të emisionit është folur pak edhe për projektet që i përkasin të ardhmes së afërt.

Bëhet fjalë për një emision të shumëpritur që do të ketë në qendër operacionet plastike dhe Kiara ka zbuluar për herë të parë se cilët do të jenë pjesëmarrës.

“Nuk do të merremi me VIP-at, sepse kam dëgjuar shumë persona që e thonë këtë. Do të jenë njerëz të thjeshtë dhe nuk do t’i shohim vetëm në sallën e operacionit, por do t’i ndjekim edhe në përditshmërinë e tyre.”-rrëfeu Tito, duke zbuluar se emisioni do të jetë në formën e një reality show.

Link: https://youtu.be/6fpFPrLqWxY?t=1886

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan