Home Aktualitet Me keqardhje iu informojmë se Shtëpia e Bardhë është përkohësisht jashtë shërbimit
Me keqardhje iu informojmë se Shtëpia e Bardhë është përkohësisht jashtë shërbimit
0

Me keqardhje iu informojmë se Shtëpia e Bardhë është përkohësisht jashtë shërbimit

0
0

Shtëpia e Bardhë të shtunën ndryshoi mesazhin e saj zanot në sekretarinë e numrave zyrtarë, për tu siguruar që telefonuesit ta dinin se kush duhet fajësuar për “mbylljen” e qeverisë – demokratët.

“Faleminderit për thirrjen e Shtëpisë së Bardhë. Për fat të keq, sot nuk mund t’i përgjigjemi thirrjes suaj, sepse demokratët e Kongresit po bllokojnë fondet nga qeveria, duke përfshirë fondet për trupat tona dhe prioritetet e tjera të sigurisë kombëtare, peng të një debati të paligjshëm të imigracionit “, thotë një zë femëror në mesazh. “Për shkak të kësaj pengese, qeveria është e mbyllur.”

Senati dështoi të premten në mbrëmje për të marrë votat e nevojshme e për të kaluar një projektligj të shpenzimeve të përkohshme, që do ta mbante qeverinë në funksion deri në 16 shkurt.

Demokratët kanë këmbngulur për të mos mbështetur asnjë marrëveshje financimi për mbrojtjen e 800,000 emigrantëve të sjellë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara nga deportimi.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=jgQp0GOHF5I

Burimi i lajmit: https://nypost.com/2018/01/21/white-house-voicemail-blames-democrats-for-shutdown/