Home ShowBiz Vjehrra i bën kafen, e ëma njihet si ‘’sherife” e lagjes. Silva ka pasur shumë fat
Vjehrra i bën kafen, e ëma njihet si ‘’sherife” e lagjes. Silva ka pasur shumë fat
0

Vjehrra i bën kafen, e ëma njihet si ‘’sherife” e lagjes. Silva ka pasur shumë fat

0
0

 

Mes shumë nuseve të njohura në showbiz-in shqiptar, Silva Gunbardhi është në grupin e atyre që shkojnë mirë me vjehrrat. Ndoshta edhe sepse ajo ka një fat të madh: kur vjehrra zgjohet nga gjumi, në 6 të mëngjesit, Silva nis turnin e natës dhe kur zgjohet (pasdite?), ajo i bën kafen e mëngjesit.

Duke folur për raportin me vjehrrën në Top Magazine, Silva Gunbardhi tha se ajo shkon shumë mirë me familjarët e Dafit e sidomos me të ëmën e tij: “Mua ma bën kafen vjehrra, ata nuk janë familje me rregulla. Më shpesh ndodh që kur ngrihet ajo, unë fle” – rrëfen Silva, por kjo nuk e pengon aspak që të kenë një marrëdhënie harmonike me ta. Por në këtë raport, ajo ka edhe një arsye më shumë për të qenë e dashur për ta: “Ata më kanë njohur mua si shoqja e Dafit në fillim. Sa herë Dafi i thoshte ‘o ma, jam me Silvën’, ajo thoshte ‘ah, shyqyr’”- tregon Silva me krenari.

Po e ëma? Ajo është krejt tjetër nga vjehrra. Mami i Silvës njihet nga të gjithë në lagjen e saj, madje njihet si “sherife” e lagjes aty ku banon: “Mami ka qenë 8 vjet administratorja e pallatit, por tani që ka dalë në pension, është administratore e Dalvit. Të gjithë në lagje i thërrisnin ‘sherife’, sepse nuk i lejonte djemtë të pinin hashash poshtë pallatit. Po ashtu, as çiftet nuk i linte të putheshin (gjeni një vend tjetër, këtu ka banorë)…” – tregon Silva për të ëmën.

Duke qeshur, ajo kujton edhe një prej thirrjeve më të shpeshta të së ëmës kur ishte administratore e pallatit: “Dyshi, mos e përplas derën…”

 

Link: https://youtu.be/RadJuBufB_A?t=1341

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BddIPQrAnDq4U_NuOzGGAkl1baiUiaiNZz-d540/?taken-by=silvagunbardhi