Për Dua Lipën, sukseset nuk kanë të sosur. Shkallët drejt majës për të duket se janë fare të thjeshta për t’u ngjitur.
Pas bumit kolosal të këngës së saj më të re “IDGAF”, e cila deri më tani në Youtube ka marrë 47 milion klikime, Lipa është shfaqur edhe në reklamën më të re të kompanisë së veshjeve sportive “Adidas”.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i Duas, Dukagjin Lipa. Ai ka postuar videon e reklamës në rrjetet sociale dhe shkruan: “Kampanja e re e Adidasit. Origjinali kur nuk mbaron”.
“Keep on pushin'” siç thuhet edhe në reklamë, nënkupton ec përpara në gjithçka që ke marrë përsipër. Suksesi vjen vetë, si edhe në rastin e Dua Lipës.
https://www.instagram.com/p/BeYJdLvlish/?taken-by=dukagjinlipa
Link: https://www.instagram.com/p/BeYJdLvlish/?taken-by=dukagjinlipa
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeQ62EHlvD8/?taken-by=dualipa