Home ShowBiz Pse u përlot aq shumë Fifi në emision?!
Pse u përlot aq shumë Fifi në emision?!
0

Pse u përlot aq shumë Fifi në emision?!

0
0

Fifi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe njihet gjithashtu për energjinë e pashtershme dhe humorin.

Por si kushdo edhe ajo e ka një pikë të dobët që mesa duket është familja. Pikërisht një anëtare e familjes e ka prekur emocionalisht dhe këngëtarja ka shpërthyer në lot në mes të emisionit.

E ftuar në “Kush vjen për drekë”, Fifi ka shpërthyer në lot pas një video mesazhi prekës të së motrës, Edona.

“Të falënderoj që na ke bërë krenarë dhe që je një motër perfekte!”-i ka thënë ndër të tjera ajo Fifit, e cila nuk ka arritur të mbajë lotët, duke zbuluar më tej se dhe një arsye përse ajo u prek aq shumë është fakti që ajo tashmë, për shkak të angazhimeve në Shqipëri, e viziton shumë rrallë familjen.

Link: https://youtu.be/o9fFRtYqZHU?t=1918

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeBJ73ahRwh/?taken-by=fifi.official