Home ShowBiz “Ishte si një film por ajo mendon se kam qenë tap”. Ledioni kujton puthjen e parë me Sarën
“Ishte si një film por ajo mendon se kam qenë tap”. Ledioni kujton puthjen e parë me Sarën
0

“Ishte si një film por ajo mendon se kam qenë tap”. Ledioni kujton puthjen e parë me Sarën

0
0

“All of me” nga John Legend, është kënga e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës pasi tingujt e saj kanë qenë në sfond kur ata i kanë dhënë puthjen e parë njëri-tjetrit, duke nisur edhe zyrtarisht udhëtimin e tyre të gjatë, duke krijuar një familje me tre anëtarë tashmë.

 

 I ftuar në “Thurje” me Jonida Vokshin, Ledioni ka rrëfyer gjithë skenën. Ka qenë Jonida në fakt e cila ka vendosur në sfond këngën për t’i lënë Ledionit të kuptojë se duhet të flasë pikërisht për këtë moment. Moderatori i “The Voice” ka treguar se puthja e tyre e parë ka ndodhur një natë në Dhërmi, teksa ka qenë mesnata e ditëlindjes së tij. “Sara më thotë se në këtë moment unë kam qenë tap por s’besoj. Në fakt ka qenë si film puthja e parë: në breg të detit, nën hënë të plotë dhe me këtë këngë në sfond” – ka treguar Liço i cili ka qenë gjithë kohës i emocionuar teksa ka folur për këtë çast të veçantë, që ka shënjuar dhe lidhjen e tij me Sarën.

https://www.facebook.com/841943569308418/videos/910150062487768/?hc_ref=ARRu6MS0PSuJefLpbo-LKNK-0mSzllekBQdB3ZqGNOxYAPk3cjqwPuydrhNYsy2PIJ8&fref=nf

Link: https://www.facebook.com/841943569308418/videos/910150062487768/?hc_ref=ARRu6MS0PSuJefLpbo-LKNK-0mSzllekBQdB3ZqGNOxYAPk3cjqwPuydrhNYsy2PIJ8&fref=nf

Burimi i fotos kryesore:  ©Digitalb