Mbrëmë, gjatë transmetimit të rubrikës “Shihemi në gjyq”, në “E diela shqiptare” situata ka qenë e tensionuar. Një incident i sikletshëm ka përfshirë moderatorin Ardit Gjebra, i cili u fye shumë rëndë nga një person në lidhje telefonike.
Xhulja dhe Suzana ishin protagonistet e rubrikes, mbese dhe teze. Shpeshherë Xhulja i ka marre para borxh tezes së saj dhe nuk ia ka kthyer. Edhe pse Xhulja ka kaluar faza të vështira në jetën e saj, tezja i kërkon paratë e huasë.
Gjatë emisionit u zhvillua një lidhje telefonike me një familjar të vajzës dhe avokaten Eni Çobani, për çështjen e një firme që përfshinte mbesën dhe tezen. Telefonuesi ka qenë i nxehur tej mase dhe për ta qetësuar disi, ka ndërhyrë edhe Gjebrea. Telefonuesi nuk ka duruar dhe ka reaguar keq. Ai fillimisht iu drejtua Arditit: “Mos fol, nuk ke punë ti”. Pastaj me fjalët: Mos më mbëj dërr- dërr, mos më çaj by**ën, legen”.
Link: https://youtu.be/o2_ZH8y_WkM?t=1154
Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan