Në emisionin “Mos i fol Shoferit” nga Rudina Dembacaj ka qenë i ftuar aktori i njohur i “Apartamentit 2XL” Eglein Laknori, i njohur ndryshe si Egi.
Egi para disa ditësh, u përfol shumë për një fotografi të tijën me tanga, në rrugën nacionale.
Rreth 2 vite më parë ai është martuar me partneren e tij Anën dhe Jul Deda i ka bërë një urim në Instagram, ku shkruante: “Egi nuk do të flej më me mamin”. Sigurisht mes shumë ngacmimesh në taksinë e Rudinës, nuk ka munguar një pyetje në lidhje me këtë gjë. Rudina e ka pyetur nëse Egi ka fjetur me mamin dhe a e ka marrë malli të flejë me të.
“Kam fjetur i kam luajtur fenë dhe po të dua iki fle prap se një dhomë larg e kam, ose mund të marr të flejë me mua dhe Anën në mes”.- ka thënë aktori.
Rudina nuk e ka lënë me kaq dhe e ka pyetur sërish, se me cilën fle më mirë me mamin apo me bashkëshorten dhe Egi sërish ka thënë duke qeshur:
“Me mamin nuk kam fjetur ndonjëherë nudo. Tek mami gjej ngrohtësi tek Ana dashuri”.
Rikujtojmë se Egi dhe Rudina kanë qenë aktorë humori së bashku në “Portokalli” dhe biseda mes tyre ka qenë e mbushur me batuta dhe humori nuk ka se si të mungojë.
Link: https://youtu.be/Nl34Ul3Jx8g?t=890
Burimi i fotos kryesore: ©Ora News