Home ShowBiz Olti Curri sulmon hapur Erjon Vliajn, Ermal Mamaqin dhe Gaz Pajën
Olti Curri sulmon hapur Erjon Vliajn, Ermal Mamaqin dhe Gaz Pajën
0

Olti Curri sulmon hapur Erjon Vliajn, Ermal Mamaqin dhe Gaz Pajën

0
0

Ironia e Oltit ka qenë therëse dhe ne gjithnjë habitemi nga drejtpërdrejtshmëria e gazetarëve, por nuk duhet harruar se gazetari jo vetë e rasporton të vërtetën, por edhe duhet ta kërkojë këtë të vërtetë për ta nxjerrë në dritë.

I mirnjohuri Olti Curri dallon për komentet e tij pikante në rrjet, ditën e sotme ka zgjedhur të komentojë fotografinë e kreut të Bashkisë, Erion Veliaj me dy aktorët e humorit, Gazmend Paja dhe Ermal Mamaqi.

Paraditen e sotme në Facebook mbizotëruan fotot e aktorëve me Veliajn, në një takim ‘rastësor’ tek Liqeni.

Olti Curri, në një postim në Instagram shkruan me ironi se biseda e Veliajt me aktorët duhet të jetë fokusuar me siguri tek çështja e Ardit Gjoklajt, e kthyer në qendër të vëmendjes dy ditë më parë në protestën e opozitës kur disa të rinj vendosën banderolën me fytyrën e Gjoklajt në shenjë proteste ndaj mafies së plehrave.

Curri shkruan: “Me siguri po flasin për të ndjerin Ardit Gjoklaj dhe protestën që zhvilluan disa të rinj për të ndjerin tek sheshi i Lalit…”

1702886635278126480_387445445

Link: https://www.instagram.com/olticurri/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BedWHhJgMoB/?taken-by=olticurri