Nuk ka marrë ende ftesë për dasmën mbretërore. Si ka reaguar presidenti Trump
0
0
Konsiderohet si një ndër eventet më të rëndësishme të vitit dhe një ndër cermonitë kyçe në ecurinë e monarkisë në Britaninë e Madhe. Por në dasmën mbretërore të princ Harry dhe Meghan Markle, presidenti i SHBA, Donald Trump nuk ka marrë asnjë ftesë.
Gjatë intervistës me Piers Morgan, Donald Trump është shprehur se nuk ka marrë asnjë ftesë nga familja mbretërore. Sakaq, Trump nuk u shpreh se do dëshironte të shkonte, por uroi që ata të jenë të lumtur.
Presidenti amerikan la të kuptohet se nuk i mban asnjë mëri çiftit, e sidomos aktores Markle, pasi më parë kjo e fundit është shprehur hapur kundër tij.