Pas shumë fjalëve, hamendësimeve dhe kundërpërgjigjeve, Sali Berisha flet për herë të parë për jetën luksoze të Armina Mevlanit
Armina Mevlani ka qenë personazh mediatik edhe më herët, por emri i saj mori përmasa të tjera pas lidhjes së saj me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Jeta e çiftit të ri, është padyshim një jetë përrallash, udhëtime luksoze e rroba super të shtrenjta.
Por kjo jetë luksi bie ndesh me fjalimet për varfërinë të ish-kryeministrit Berisha në Kuvend. Këtë e ka theksuar edhe gazetari Baton Haxhiu në një intervistë në ABC News.
Pas shumë fjalëve, hamendësimeve dhe kundërpërgjigjeve të tërthorta në lidhje me raportet mes tyre, ka folur për herë të parë kryeministri Sali Berisha.
Gjatë një interviste Berisha ka deklaruar se fotot që poston në Instagram, Armina i ka në kuadër të porosisë që i bëjnë firmat e modës.
“Unë nuk mund ta ndaloj Arminën të ketë instragram”, është shprehur ish-kryeministri.
Link: https://youtu.be/885I8Pt1evE?t=3146
https://www.instagram.com/p/BU7ecQHhXB7/?taken-by=armina_mevlani
Link: https://www.instagram.com/p/BU7ecQHhXB7/?taken-by=armina_mevlani
Burimi i fotos kryesore: ©ABC News / https://www.instagram.com/p/BedVQTbhkX-/?taken-by=armina_mevlani