Martesa është kujtim i bukur për çdo kënd, dhe sigurisht se këto kujtime mbeten të dokumentuara përmes fotografive të ndryshme. Edhe këngëtarja Gili ka rikujtuar me mall ditën e martesës së saj me Ilir Beranin.
Ajo përmes një fotografie në instagram, ka ndarë me ndjekësit e saj mënyrën se si është dukur ajo dhe Iliri në ditën e martesës së tyre. Ishte pikërisht viti 1990 ai në të cilin çifti Berani kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Në këtë ditë si çdo nuse tjetër edhe Gili është dukur bukur nën fustanin e rrallë ngjyrë rozë. Ky fustan është në stilin e Gilit dhe siç duket në foto, i ka shkuar shumë asaj.
https://www.instagram.com/p/BesaGOJlarv/?taken-by=gili.official
Linku: https://www.instagram.com/p/BesaGOJlarv/?taken-by=gili.official
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BdC5Nc4FMFl/?taken-by=gili.official