Landi i WSF mund të thuhet se është tashmë figura qëndrore e grupit. Karizmatik dhe i hijshëm, i fokusuar artistikisht dhe me një vokal të pjekur. Ndoshta kjo është edhe arsyeja se prej kaq shumë vitesh publiku e do dhe e pëlqen aq shumë. Si një figurë publike, ai është shumë aktiv në rrjetin social dhe ajo e cila të gjithëve u ka bërë përshtypje është batuta e “Xhikut të vogël”.
Këngëtari e përmend këtë të fundit në thuajse të gjithë postimet e instagramit të tij. kështu që nga kurioziteti ne na lindi pyetja e kush ishte ky Xhiku. Në fakt emri Xhik, pra Xhiku nuk na qënkësh asgjë tjetër veçse një nofkë që Landi përdor për kolegun e tij, këngëtarin tjetër të WSF Armir Shahinin, i cili është edhe bashkthemeluesi dhe ideatori i West Side Family. Kontributi i tij është padyshim i jashtzakonshëm, si me tekste, projekte këngësh dhe rima të shkathëta. Pra pa Xhikun e vogël s’ka WSF.
Nuk e dimë akoma se nga i ka lindur kjo nofkë Armirit dhe cila është arsyeja, por me siguri kjo duhet të jetë diçka mes miqsh.
Rikthimi i tyre në treg erdhi pas këngës hit tashmë “Beso”
Link: https://www.youtube.com/watch?v=iXOvHA5ApV8
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BeptfiLFyeI/?taken-by=landifornia