Home ShowBiz Besart Halimi dhe Alida Doçi, mesazh universal në versionin e tyre të baladës “Kur u ndamë”
Besart Halimi dhe Alida Doçi, mesazh universal në versionin e tyre të baladës “Kur u ndamë”
0

Besart Halimi dhe Alida Doçi, mesazh universal në versionin e tyre të baladës “Kur u ndamë”

0
0

Tingujt e saksit dhe të kitarës elektrike të ndërthurur, na kthejnë pas diku në ato baladat legjendare të muzikës Rock.

Është gjithnjë interesant trilli poetik që lind pas një ndarje të vuajtur. Kur thua s’të dua dhe në të vërtetë do, kur hesht kur është nevoja të flasësh e kur flet ndërsa do ishte mirë të heshtje.

Besart Halimi dhe Alida Doçi, japin një mesazh universal në versionin e tyre të baladës pop-rock, me titull “Kur u ndamë”. Zoti kurrë mos e lëntë dikë pa marrë atë që do.

Pas refrenit të ndjerë e si të shkruar me lotë në sy, vjen një solo në kitarë që të shtyn të kërkosh me majën e gishtave dorën e partnerit dhe të dy të ngriheni për në pistën e vallëzimit, për tu shkrirë në ritëm në krahët e njëri tjetrit.

Në tërësi kjo këngë është një përvojë jete e përmbledhur në fare pak minuta që na mëson të respektojmë dashurinë e njërit-tjetrit para se kjo ndjenjë të humbasë dhe të trokasë ndarja e papritur.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=YAM49WoDxZs