0
0
E ftuar në studion “Rudina, ka qenë këngëtarja e njohur për stlin e saj ekstravagant Fjolla Morina. Ajo nuk foli për muzikën, por për projekte dhe risi të tjera me të cilat është angazhuar.
Së afërmi ajo do prezantojë një koleksion të veçantë me fustane dhe kostume meshkujsh. Për këtë projekt të ri që e çon atë në botën e modës ajo ka bashkëpunuar me një stilist që quhet Mr.Rex.
Gjatë emisionit këngëtarja po ashtu foli edhe për jetën private teksa tregoi se aktualisht nuk është në një marrëdhënie.
E pyetur se kush ia ka dhuruar buqetën e madhe me lule, Morina hezitoi dhe u duk paksa e sikletosur, më pas u përgjigj shkurt duke thënë: “Miqtë”.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=tXBoTgbTPFs
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan