Home ShowBiz Nga tapeti i kuq i VIP-ave, tek larja e duarve me shampanjë. Fjolla Morina lë muzikën për…
Nga tapeti i kuq i VIP-ave, tek larja e duarve me shampanjë. Fjolla Morina lë muzikën për…
0

Nga tapeti i kuq i VIP-ave, tek larja e duarve me shampanjë. Fjolla Morina lë muzikën për…

0
0

Ka qenë e zjarrtë mbrëmja e djeshme, për shumë nga personazhet më në zë të showbizz-it shqiptar.

Siç e deklaroi edhe vetë gjatë intervistës së saj te “Rudina”, këngëtarja Fjolla Morina e ka lënë mënjanë këngën për të filluar një tjetër zanat.

Fustanet e stilit “alla Kim Kardashian” tashmë mbajnë emrin e saj dhe mbrëmë u organizua një sfilatë ku u shpalosën modelet e reja të Fjollës.

Fjolla Morina po bashkëpunon me një ndër agjensitë më të mëdha të rekrutimit të modeleve për të ndërtuar këtë sipërmarrje e cila premton shumë sukses. Në dy ditët e fundit, ose netët për më saktë, na kanë njohur me sipërmarrjet vërtet të rëndësishme të personazheve publik. Kujtojmë se parmbrëmë, u përurua edhe “Andrra Couture”, me iniciativë të Andrra Destanit dhe Sinan Hoxhës.

Por ndryshe nga cermonia më e rezervuar e Sinanit, Fjolla nuk i ka kursyer egzagjerimet dhe këtë e vëmë re te larja rishtas e duarve me shampanjë shumë të shtrenjtë. Gjest që e ka bërë më parë në një club në Prishtinë, me justifikimin se “Nuk ka ujë në Prishtinë”.

Pamjet lënë të kuptosh që festa ka qenë e çmendur dhe sigurisht në një shoqëri të zgjedhur.

1711315572928755406_189457673

Link: https://www.instagram.com/fjolla.morina/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcFhQSGgry8/?taken-by=fjolla.morina