Home Aktualitet Drama “Teatri kombëtar”. Arben Derhemi përball Ministres Kumbaro: “Do ta mbrojmë me gjak”
Drama “Teatri kombëtar”. Arben Derhemi përball Ministres Kumbaro: “Do ta mbrojmë me gjak”
0

Drama “Teatri kombëtar”. Arben Derhemi përball Ministres Kumbaro: “Do ta mbrojmë me gjak”

0
0

Mbrëmjen e djeshme në Top Show, u bë një ballafaqim publik mes artistëve të Teatrit Kombëtar dhe Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Kjo e fundit pohoi se është parashikuar që të ndërtohet një teatër i ri, në ambientet e atij aktualit, por pranoi se nuk ka ende asnjë projekt apo afat konkret.

Mes të tjerash Ministrja mohoi edhe zërat që flisnin për planifikimin e një kulle në ambientet aktuale të Teatrit Kombëtar, ndërsa theksoi se ekspertiza ka dalë në konkluzionin se nuk ia vlen të rikonstruktohet.

“Raportet e inspektimeve që kemi bërë në Teatrin Kombëtar na çuan në konkluzionin se nuk ia vlen që në atë godinë të shpenzohet asnjë para për rikonstruksionin, sepse është një godinë shumë e vjetër, e ndërtuar për një periudhë të shkurtët kohore. Prandaj, vendosëm që në atë ambient të ndërtohet një sallë e re teatri, moderne dhe bashkëkohore, në të njëjtin vend ku është aktuali. Unë nuk kam dëgjuar asnjë histori kulle dhe nuk di nga kanë dalë këto histori. Pra, është diskutuar që qeveria dhe Bashkia e Tiranës, të parashikojnë në të njëjtin truall ku ndodhet sot Teatri Kombëtar, të ndërtohet një teatër i ri. Nuk ka ende një projekt dhe një afat konkret për ta bërë këtë, sepse jemi ende në diskutime dhe studime. Unë ju garantoj se ambienti i Teatrit Kombëtar do të jetë Teatër Kombëtar, pa kulla”, tha Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Teksa e cilësoi godinën e teatrit kombëtar, si pjesë e historisë së vendit aktori Arben Derhemi theksoi se artistët nuk do ta lëshojnë atë ndërtesë, duke theksuar tekstualisht:

“Teatri Kombëtar është lënë vetë në atë gjendje, nuk ka pasur investime. Nga planimetria e hartës Historike së Tiranës është zhdukur territori i Teatrit Kombëtar. Do të kërkojmë një institucion për rikthimin e godinës së “Teatrit Kombëtar” në gjendjen që ishte që në kohën e Italisë. Ne e duam sepse është pjesë e historisë së këtij kombi. Janë 80 vite sot që është ndërtuar, edhe pak bëhen 100 vite. Ne nuk do të dalim nga ai tempull, do ta mbrojmë me gjakun tonë”

Drama "Teatri Kombetar"

Mirela Kumbaro: "Teatri nuk do te prishet deri ne momentin kur do te kemi projektin per rindertimin e tij!"

Posted by TOP SHOW on Wednesday, February 14, 2018

Link: https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155224829361269/

Drama "Teatri Kombetar"

Altin Basha: " Qendra e Artit nuk duhej mbyllur, po funksiononte dhe decentralizonte fushen"

Posted by TOP SHOW on Wednesday, February 14, 2018

Link: https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10155224831861269/

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel